Izraeli po planifikon të nisë procesin e vaksinimit kundër coronavirusi edhe te fëmijët nga 12-15 vjeç, duke filluar nga muaji maj, pas rezultateve premtuese nga testimet paraprake që u zhvilluan në SHBA për këtë grupmoshë.
Vendi tashmë iu ka ofruar vaksinën të gjithë qytetarëve nga 16 vjeç e sipër dhe më shumë se gjysma e popullsisë i ka marrë të dyja dozat, raporton A2.





