Gazetarja dhe producentja e mediumit Al Jazeera, Linah Alsaafin, ka bërë të ditur se shteti i Izraelit ka dhënë një “paralajmërim” se do ta bombardojë ndërtesën ku ndodhen zyret e këtij mediumi dhe kanaleve të tjera mediatike ndërkombëtare në Gaza.
Izraeli paralajmëron se brenda një ore do të bombardojë zyret e mediumit Al Jazeera

Sipas gazetares Alsaafin, Izraeli do ta bombardojë këtë ndërtesë brenda një ore ndërsa bën të ditur se kolegët e tyre tashmë janë evakuuar nga ndërtesa, njofton Klan Kosova.
“Izraeli ka dhënë një “paralajmërim” se do të bombardojë ndërtesën që strehon zyrat e Al Jazeera dhe kanale të tjera mediatike ndërkombëtare në Gaza brenda një ore … kolegët tanë tashmë janë evakuuar” ka shkruar Alsaafin në Twitter.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

