RAJONI DHE BOTA

Iu jepen rreth 18 mijë armë rezervistëve në rajonin e Kievit

Iu jepen rreth 18 mijë armë rezervistëve në rajonin e Kievit
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2022, 12:59

Që nga dita e djeshme raportohet se rezervistëve ukrainas në rajonin e Kievit iu janë dhënë rreth 18 mijë armë.

Në një deklaratë të përbashkët, ministri i mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Valeriy Zaluzhniy, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, thanë se do të vijnë më shumë armë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

“Së shpejti do të marrim mbështetje shtesë me armë moderne dhe burime të tjera nga partnerët tanë,” thanë ata.

Kurse, gjatë ditës së djeshme Ukraina mori vendim që burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç të ndalohen që të largoheshin nga shteti dhe të mobilizohen për luftë.

/GazetaSinjali

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika