RAJONI DHE BOTA

Ish-presidenti rus: Nëse Finlanda dhe Suedia anëtarësohen në NATO do të ketë pasoja

Ish-presidenti rus: Nëse Finlanda dhe Suedia anëtarësohen në NATO do të ketë pasoja
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2022, 11:18

Finlanda dhe Suedia arritën dje faza të rëndësishme në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në NATO.

Kjo pasi që qeveria finlandeze dje lëshoi një raport sigurie për ligjvënësit dhe partia në pushtet e Suedisë filloi një rishikim të opsioneve të politikës së sigurisë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, thotë se nëse ndodh ky anëtarësim atëherë do të ketë pasoja.

Medvedev tha se bisedimet për një rajon Baltik pa armë bërthamore duhet t’i jepet fund, duke shtuar se “ekuilibri duhet të rivendoset”.

Ai tha gjithashtu se ndërsa nuk do të përbënte një ndryshim të madh për Rusinë, ajo “do të ketë më shumë kundërshtarë të regjistruar zyrtarisht” dhe do të “merrte masa” në rajon.

Një nga pikat kryesore të pengesave të Rusisë me Ukrainën ishin ambiciet e saj për NATO-n, të cilat tani duket se i ka rënë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika