- Reklama -

Irani sulmon Shqipërinë, publikon emrat e 450 punonjësve të Shërbimit Sekret Shqiptar

Një listë me rreth 450 emra të punonjësve të administratës së Shërbimit Sekret Shqiptar është bërë publike pak orë më parë nga grupi i hakerave Homeand Justice.

Lista përmban gjeneralitetet e plota të punonjësve, e-mailet, pozicionet e punës dhe pjesërisht numra telefoni.

- Reklama -

Kjo është hera e parë që hakerat publikojnë dokumente nga shërbimi informative një institucion që duhet ruajtur dhe që janë investuar miliona para për të ruajtur të dhëna sensitive nga sulmet kibernetike.

Megjithatë vlen të theksohet se emrat e publikuar janë punonjës administrate dhe identitetet e informatorëve nuk janë ekspozuar. Megjithatë SHISH është një institucion sekret ku punonjësit qoftë edhe të administratës nuk duhet të ekspozohen për publikun

Ky sulm i paprecedentë që cënon sigurinë kombëtare jo për të sulmuar qeverinë e korruptuar siç deklarojnë hakerat, por për të krijuar destabilitet në vend si shenjë hakmarrje pasi strehon prej vitesh opozitën iraniane MEK në Manëz të Durrësit.

Më 10 shtator Shqipëria u përball me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-Albania.

Ata arritën të hakerojnë dhe publikojnë të dhëna sensitive të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, siç ishin komunikime sekrete me partnerët ndërkombëtarë për çështje delikate, duke rrezikuar sigurinë kombëtare. Ndërsa disa ditë më parë, hakerat e Homeland Justice kanë publikuar të dhënat personale të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Top Channel dënon aktin e rëndë kriminal që synon dëmtimin e institucioneve të sigurisë kombëtare siç është shërbimi informativ. Sulmi Iranit duke nxjerrë emrat dhe detyrat e punonjësve të shërbimit të sigurisë është një cënim brutal që i vjen Shqipërisë nga një shtet i huaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort