Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj dhe Sami Gashi, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet IPK-së dhe SHKK-së.
IPK dhe SHKK nënshkruajnë marrëveshje, zotohen për bashkëpunim

Kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor.
Marrëveshja përveç tjerash përfshin bashkëpunimin për mbështetje në aspektin e sigurisë gjatë transportimit të të burgosurve, shkëmbimin reciprok të informatave bazuar në autorizimet ligjore të dy institucioneve, mbështetjen reciproke në çështje të trajnimeve në fushat me interes për të dy palët./KP
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

