LAJME

IPK arreston një zyrtar policor dhe një qytetar për ryshfet në Vërmicë

IPK arreston një zyrtar policor dhe një qytetar për ryshfet në Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Dhjetor 2025, 19:11

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”, si dhe një qytetar të dyshuar për “Dhënie ryshfeti”, ka bërë të ditur IPK-ja.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë, ku dyshohet se zyrtari policor, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, për përfitim financiar i ka mundësuar një qytetari të Republikës së Serbisë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, ndonëse ai kishte ndalim paraprak për hyrje.

Pas pranimit të informatave fillestare, hetuesit e IPK-së kanë nisur hetimet me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren. Pas veprimeve hetimore dhe operative në terren, është arrestuar zyrtari policor, ndërsa prokurori kompetent ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Po ashtu, lidhur me këtë rast është arrestuar edhe qytetari (shtetas i Republikës së Serbisë), ndaj të cilit është iniciuar rast penal për “Dhënie ryshfeti”, me masë ndalimi prej 48 orësh.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika