Apple konfirmoi se celularët iPhone 12 do të jenë të parët që do të punojnë në rrjet më të shpejtë 5G. Apple tha se kishte testuar pajisjet e saj me shpejtësi maksimale 5G dhe një film 20 giga 4K mund të shkarkohet teorikisht në rreth 45 sekonda.
iPhone 12 vjen bashkë me rrjetin 5G, pa karikues dhe pa kufje

Sidoqoftë, ai paralajmëroi që përvojat e përdoruesve do të ndryshonin nga rrjeti dhe rajoni dhe rrjeti 5G nuk do të aktivizohet gjithmonë.
Kompania gjithashtu ka përfshirë një model të ri “Mini” që ka një ekran më të vogël. Po ashtu, iPhone 12 do të vijë pa karikues dhe kufje në kuti. Ai do të ketë edhe një ekran më të madh se më parë dhe një sensor të ri që do të ndihmojë për fotografitë në dritë të ulët.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Meta, TikTok dhe YouTube përballen me gjyq historik për krijim të qëllimshëm varësie te fëmijët

Zuckerberg: Syzet inteligjente do të zëvendësojnë telefonat celularë

Rreziku i dhomave chat në Roblox dhe Discord: Kur lojërat kthehen në porta për ekstremizëm dhe abuzim

