Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi urdhërarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili organizoi dhe mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator.
Por, mediumi serb “Nova.rs” thotë se ka konfirmuar që INTERPOL ka lëshuar urdhërarrest edhe për 11 persona të tjerë, të përfshirë në sulmin terrorist në Kosovë.
Lëshimin e urdhërarrestit për Radoiçiq e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.





