Ministria britanike e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, ka publikuar të dhënat më të fundit rreth gjendjes së forcave ruse në Ukrainë.
Në raport bëhet e ditur se Rusia po mbështetet në trupat shtesë, për ta mbushur boshllëkun si pasojë e humbjeve të mëdha në Ukrainë.
“Si rezultat i këtyre humbjeve, Rusia po lufton të kryej operacione që po hasin në rezistencë të madhe nga ukrainasit”, thuhet ndër tjera në raportin e inteligjencës britanike.





