Në një deklaratë ditën e sotme, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se fundosja e e anijes luftarake ruse ka të ngjarë të detyrojë Moskën të ndryshojë strategjinë në Detin e Zi, sipas skynews.
Inteligjenca britanike: Fundosja e anijes do të detyrojë Rusinë të ndryshojë strategjinë në Detin e Zi

Në një përditësim të postuar të premten në mediat sociale, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se anija e epokës sovjetike, e cila filloi shërbimin operacional vitin e kaluar pas një riparimi, krahas përfshirjes në operacione ushtarake ishte edhe një instrument diplomatik i Rusisë.
Sipas ministrisë, Rusia ka pësuar dëme në dy asete kryesore detare që nga pushtimi i Ukrainës, i pari ishte anija zbarkuese ruse e klasit Alligator Saratov më 24 mars.
Të dyja ngjarjet ka të ngjarë ta bëjnë Rusinë të ndryshojë mënyrën se si forcat e saj detare veprojnë në Detin e Zi./abcnews.al
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

