Norma vjetore e inflacionit në Turqi arriti në qershor në thuajse 80%, duke vendosur një rekord të ri në 24 vitet e fundit. Në vend që të shkojnë në supermarkete, banorët në Antalia i janë rikthyer tregjeve të rrugës, pasi janë për ta sot, i vetmi burim jetësor, për të siguruar ushqimeve bazë, më lirë.
Për mijëra familje turke, çmimet e produkteve kryesore të shportës thjesht po bëhen të papërballueshme, me inflacionin vjetor që ka arritur rekordin në më shumë se 2 dekada. “Më përpara, produktet kryesore të kuzhinës, kushtonin pak por në krahasim me verën e shkuar, sot çmimet janë 3 herë më të larta, disa produkte më shumë se 3-fish dhe kjo ndodh kudo. Janë rritur çmimet e veshjeve, ushqimeve dhe nevojave personale, gjithçka”, thotë Hakan, një shitës ambulant.





