RAJONI DHE BOTA

Indi: Pacientët po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit, spitalet lëshojnë alarmin

Indi: Pacientët po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit, spitalet lëshojnë alarmin
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Prill 2021, 11:58

Spitalet indiane thonë se pacientët e tyre po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit pasi numri i rasteve të Covid dhe vdekjet vendosën rekorde të reja 3 ditë rresht.India ka regjistruar gati një milion infeksione në tre ditë, me 346.786 raste të reja brenda natës deri ditën e sotme.

Qeveria thotë se po vendos trena dhe forcën ajrore për të transportuar furnizime në zonat e goditura rëndë.

Numri i vdekjeve në të gjithë Indinë u rrit me 2,624 në 24 orët e ditës së sotme nga 2,263 të premten, më 23 prill.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se situata në Indi ishte një “kujtesë shkatërruese” e asaj që koronavirusi mund të bënte.Në fillim të këtij viti, qeveria indiane besoi se kishte mundur virusin. Rastet e reja ranë në 11,000 nga mesi i shkurtit, vaksinat po eksportoheshin dhe në mars ministri i shëndetësisë tha se India ishte “në lojën e fundit” të pandemisë.

Sidoqoftë, që nga ajo kohë, infeksionet kanë shpërthyer sërish, të nxitura nga shfaqja e varianteve të reja, si dhe tubime masive, të tilla si festivali Kumbh Mela, ku miliona pelegrinë u mblodhën më parë këtë muaj./Ora news/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika