- Reklama -

INDEP: Kosova ballafaqohet me ndotje enorme të ajrit

Fiona Bakija, asistente hulumtuese në INDEP, ka thënë që Kosova ballafaqohet me ndotje enorme të ajrit e cila sipas saj, është mjaft shqetësuese.

“Ne zakonisht kujtohemi për ndotjen e ajrit në periudhën e dimrit, pasi atëherë kërkesa për energji elektrike rritet gjatë muajve të dimrit, për shkak të kushteve të jetesës që e kanë qytetarët e Kosovës. Kjo për arsye që ne nuk kemi opsione të tjera për ngrohje, përveç rrymës. Shumica e njerëzve në Kosovë banojnë nëpër banesa dhe nuk kanë zgjidhje përpos rrymës për me e përdor për ngrohje dhe kështu rritet edhe kërkesa për energji”.

- Reklama -

“Me rritjen e kësaj kërkese, fatkeqësisht ne vazhdojmë të kemi burim primar mbi 90% termocentralet me djegie të qymyrit dhe si pasojë e kësaj dhe mungesës së filtrave ose diçka që do të mund ta ndalonte ndotjen e ajrit, ne e kemi një ndotje enorme. Vit pas viti thyejmë rekorde të ndotjes së ajrit, sidomos në zonën e Prishtinës dhe Obiliqit, pasi i kemi termocentralet më afër dhe shihet edhe vizualisht ndotja e ajrit gjatë dimrit”, ka thënë ajo.

Bakija në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova, ka thënë që ndotja e ajrit e cila sjell probleme shëndetësore, çon në vdekje të parakohshme.

“Kjo është shqetësuese, pasi kjo ndotje ndikon shumë në sistemin respirator tek njerëzit dhe shkakton sëmundje që ndoshta mund të sjellin edhe vdekje të parakohshme, gjë që që tash e sa vite po ndodh për shkak të ndotjes së ajrit. Po shpresoj që masat e efiçiencës që vijnë edhe nga donatorët e jashtëm por edhe nga qeveria e Kosovës kanë me ndiku që kjo kërkesë në vitet e ardhshme me u normalizu gjatë stinës së dimrit, por edhe të investohet në burime të tjera të energjisë së varshmëria jonë ndaj qymyrit të normalizohet”, ka thënë ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort