LAJME

IKSHPK-ja apelon për kujdes shkaku i temperaturave të larta gjatë fundjavës

IKSHPK-ja apelon për kujdes shkaku i temperaturave të larta gjatë fundjavës
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Qershor 2026, 11:45

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, pasi në vend priten temperatura të larta që kategorizohen si valë e të nxehtit me intensitet mesatar.

Sipas njoftimit të institucionit, bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të popullsisë.

IKSHPK-ja ka theksuar se fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit janë më të rrezikuar nga efektet e temperaturave të larta.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin e gjatë në të nxehtë, të mbajnë ambientet e banimit sa më të freskëta, të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe të kujdesen veçanërisht për foshnjat, fëmijët dhe personat e moshuar.

“Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjat dhe fëmijët nga nxehtësia”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika