LAJME

Ikja e dy të miturve nga Burgu i Lipjanit, suspendohen dy zyrtarë korrektues

Ikja e dy të miturve nga Burgu i Lipjanit, suspendohen dy zyrtarë korrektues
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Tetor 2020, 11:51

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka supenduar dy zyrtarë korrektues pas arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese në Lipjan, njofton GazetaBlic.

Sipas njoftimit të SHKK-së, suspendimi i tyre ka ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese Lipjan, ka suspenduar dy zyrtarë korrektues.

Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale. Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi”, ka njoftuar SHKK./GazetaBlic

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika