Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka njoftuar se duke filluar nga sot deri me datën 12 shkurt mund të ketë vërshime si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës, shkruan Gazeta Blic.
“Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intenzitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vershimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.
Sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve” thuhet në njoftimin e IHKM.Njoftimi i plotë:
Data e parashikimit:E hëne, 08 shkurt 2021 – 08:00 (CET)
Data e hershme e parashikuar e ngjarjes:
E martë, 09 shkurt 2021 – 18:00Njoftimi:
Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intenzitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vershimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.
Sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.
Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve.Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, situatës dhe llogaritjeve hidrologjike.
Për më tepër, përcilleni linkun me të dhënat hidrometeorologjike, si dhe njoftimet e fundit: