- Reklama -

I bëhet thirrje Qeverisë që të krijojë një fond për familjet e punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës

Gjatë së enjtes në Kosovë dy punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës. Një 50 vjeçar ka vdekur në Ferizaj derisa ishte duke punuar në projektin “Bashkimi i Qytetit” dhe një punëtor tjetër ka vdekur po ashtu në vendin e punës i cili ka rënë nga lartësia në një punishte në Prishtinë.

Për këtë ka reaguar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi.

- Reklama -

Sindikata nuk ka paragjykuar rrethanat e vdekjes por thotë se është e qartë që ata punojnë për shtetin dhe pronarin e kompanisë.

Në komunikatë është ritheksuar kërkesa e sindikatës bërë qeverisë që të ketë një fond për familjet e punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës, qoftë edhe për mbulimin e ceremonisë së varrimit dhe pamjeve ashtu siç bëhen me traditë.

“Dje me datë 10.12.2020, brenda dite humbëm dy punëtorë të sektorit Privat të Kosovës, humbëm këta punëtorë duke punuar në vendet e tyre të punës, njëri në Prishtinë e tjetri në Ferizaj gjersa familja e tyre e përcollën për ta kryere misionin e tyre për punë dhe që të mbrojë gjendjen e tyre sociale, në familje ata u kthyen në arkivol, pa dashur me hy në analiza se a patën masat mbrojtëse në punë apo jo, dhe pa paragjykuar se si erdhi deri të vdekja e tyre, një është e qartë ne po punojmë për shtetin dhe pronarin e kompanisë, e për ne kush po punon?! Askush!, Ne e dimë se vdekje do te ketë, se këto ndodhin gjithkund në botë, por me këtë numër të punëtorëve që kemi, numri i vdekjeve të ne është 4 herë me i madh andaj pse kjo.

Punëtori vdiq, organet e shtetit për verifikim e kryen punën e tyre, e ne pyesim a thua këta punëtorë ose me mirë të themi familjet e tyre duhet mbetur në mëshirën e ëndrrave. Sindikata me kohë ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta ketë një fond për familjet e këtyre punëtorëve që së pakut ceremoninë e varrimit dhe të pamurit ta kryejnë ashtu si e kemi traditën, ka shumë familje që në mungesë të mjeteve nuk arrin ta përmbushin këtë obligim familjar”, thuhet në reagimin e SPSPK-së.

Tutje thuhet se “Qeveria po ndani mjete për fontanë dëshirash për lloj lloj projektesh pa asnjë arsye, andaj prapë ju thërrasim të ndani një fondi simbolik por këta punëtorë sepse në të kundërtën do ju mallkojë shtresa e ultë e punëtorëve (fukarave)”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort