LAJME

Hyjnë dele dhe pije ilegalisht nga Serbia në Kosovë, Policia arreston një person

Hyjnë dele dhe pije ilegalisht nga Serbia në Kosovë, Policia arreston një person
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2024, 07:36

Njësia e KFOR-it ka vërejtur futjen e tri veturave dhe të një furgoni në territorin e Kosovës nga Serbia të martën, derisa kur njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, tre prej shoferëve i kanë lënë automjetet në rrugë dhe kanë ikur.

Policia njoftoi në raportin 24-orësh se njëri shofer është arrestuar në fshatin Bube të Zubin-Potokut, e gjatë kontrollit është vërejtur se automjetet kanë qenë të ngarkuara me dele, dhe pije alkoolike e joalkoolike.

Rasti është iniciuar si “kontrabandë me mallra”.

“Njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur 3 vetura dhe një furgon që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë. Njësia policore i është përgjigjur rastit ku drejtuesit e tri  automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolit dhe jo-alkoolike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në njoftimin policor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika