Një person vdiq të premten pasi u rrëzua sa ishte i dehur dhe nuk u mbijetoi lëndimeve.
Humb jetën një person në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur dhe nuk i mbijetoi lëndimeve

Sipas Policisë, ai pas QKMF-së në Suharekë është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku edhe ka vdekur.
“Viktima mashkull kosovar, i cili kishte pësuar lëndime, dyshohet pasi ishte rrëzuar për shkak se ishte në gjendje të dehur, pas tretmanit mjekësor në QKMF, është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe atje ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

