LAJME

Totaj për Fail Hoxhën: Ai ishte një shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe miqësisë

Totaj për Fail Hoxhën: Ai ishte një shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe miqësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Nëntor 2024, 09:34

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ngushëlluar familjen dhe miqtë për vdekjen e zyrtarit komunal, Fail Hoxha.

“Ai ishte një shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe miqësisë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat dhe kujtimet tona.
Në këtë moment të vështirë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën”, ka shkruar Totaj në postimin e tij.
Fail Hoxhaj nga fshati Zhur, ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 61 vjeçare.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në kohën e drekës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika