Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe gjobitur drejtuesin e një automjeti kombi, i cili kishte kryer veprime të rrezikshme në komunikacion në fshatin Bërnjak të Rahovecit.
Pas publikimit të një video-incizimi në rrjetet sociale, policia ka ndërmarrë veprime për identifikimin e ngasësit, i cili shihej duke ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.





