- Reklama -

Turqia bllokon llogarinë në X të kryetarit të burgosur të Stambollit, Imamoglu

Qasja në llogarinë e kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në rrjetin social X në Turqi, është bllokuar pas një kërkese ligjore, sipas një njoftimi në llogarinë e tij në këtë platformë, të enjten, më 08.05.2025.

Policia e arrestoi Imamoglun – i cili është rivali kryesor i presidentit Tayyip Erdogan – më 19.03.2025, duke nxitur protestat më të mëdha në Turqi në dekadën e fundit.

- Reklama -

Ai u burgos katër ditë më vonë në pritje të gjykimit për akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon.

Partitë opozitare e kanë quajtur arrestimin e tij të politizuar dhe antidemokratik.

Llogaria e Imamoglut në X i ka gati 10 milionë ndjekës.

Avokati i njohur turk, Gonenc Gurkaynak, tha në X se, me kërkesë të platformës X, do ta bëjë një ankesë ndaj vendimit gjyqësor për bllokimin e qasjes në llogarinë e kryebashkiakut.

Ende nuk janë bërë të ditura hollësitë e vendimit për bllokimin e qasjes në llogarinë e tij në Turqi.

Ndërkohë, sondazhet tregojnë se mbështetja popullore për Imamoglun është rritur edhe më shumë që nga arrestimi i tij, duke forcuar bindjen se ai do të jetë rivali kryesor i Erdoganit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat janë planifikuar për vitin 2028./REL

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort