LAJME

Kryetari i Komunës së Dragashit ngushëllon familjarët për vdekjen e Ibrahim Skënderit

Kryetari i Komunës së Dragashit ngushëllon familjarët për vdekjen e Ibrahim Skënderit
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2025, 09:59

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini përmes një telegrami ka ngushëlluar familjarët për vdekjen e veteranit të arsimit nga po kjo komunë, Ibrahim Skënderit.

Nga kryetari Xheladini, Skënderi përkujtohet për përkushtimin e tij të palodhur ndaj dijes, edukimit të brezave dhe vlerave njerëzore që ai mishëroi gjatë gjithë jetës së tij.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuar familje Skenderi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit të nderuar Ibrahim Skenderi, një figure të respektuar të arsimit, artit dhe letërsisë, jo vetëm në Komunën tonë, por edhe më gjerë.

Ibrahim Skenderi do të mbetet në kujtesën e të gjithëve për përkushtimin e tij të palodhur ndaj dijes, edukimit të brezave dhe vlerave njerëzore që ai mishëroi me dinjitet gjatë gjithë jetës së tij, si dhe për aktivizmin e tij politik gjatë viteve të ’90-ta.

Në emrin tim dhe të Komunës së Dragashit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë e durim në këto momente të dhembjes!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Me respekt,
Bexhet Xheladini
Kryetar i Komunës së Dragashit

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika