Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka ftuar përsëri liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të përballet në debat me të.Këtë ftesë Hoxhaj e bëri gjatë një takimi me fermerët e komunës së Rahovecit .
“Meqë Albini po i ikë debatit, nuk po guxon me dalë në debat, a nja 4, 5 vite thoshte në Kuvend të Kosovës dilni matnu, edhe unë po i them që 7, 8 javë dil matu se ai nuk ka program, nuk dëshiron me pas program, nuk i interesojnë interesat e qytetarëve të Rahovecit, nuk i intereson bujqësia”.





