Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha dhe katër zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Hoxha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se ndihet e pafajshme plotësisht e pafajshme.
Ajo tha se aktakuza është e ngritur në teori konspirative të gazetares Jeta Xharra.
“Unë për aktakuzën jam informuar nga mediat. Nuk kam pranuar njoftim zyrtar nga Prokuroria Speciale. Unë jam plotësisht e pafajshme. E them me bindje të plotë që kjo aktakuzë është e pabazuar”.
“Unë habitem se si një institucion serioz si Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë të bazuar në teori konspirative të gazetares Jeta Xharra, për të cilën kam ngritur padi për shpifje ndaj korrikun e vitit të kaluar për raportin për ndarje të cilën e ka pasur ajo”.
Ish-ministrja e Integrimeve theksoi se Jeta Xharra, bën tituj sensacional për të nxjerrë përfitime personale.
Ajo tha se asnjëherë nuk ka lobuar për ndarjen e Kosovës.
“Jeta Xharra bën tituj sensacional për të nxjerrë përfitime personale. Aktakuza nuk e ka asnjë provë se ka pasur ndonjë lobim për ndarjen e Kosovës”.
Kjo aktakuzë dyshohet se është ngritur për shkak të kontratës “Shërbimet të Konsulencës Ndërkombëtare për nevojat e Ministrisë së Integrimit për vitet 2015, 2016, 2018”.