LAJME

Hovenier: SHBA e përkushtuar për partneritetin e qëndrueshëm me Kosovën

Hovenier: SHBA e përkushtuar për partneritetin e qëndrueshëm me Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2023, 08:20

Jeff Hovenier në njëvjetorin e dorëzimit të letrave kredenciale të tij si ambasador i SHBA’së në Kosovë ka thënë se është krenar që është pjesë e përpjekjeve të SHBA-së gjatë dekadave për të mbështetur Kosovën.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se së bashku me ekipin e tij mbeten të përkushtuar për të avancuar prioritetet e përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe ShBA’së.

“Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së gjatë dekadave për të mbështetur Kosovën, por veçanërisht si ambasador i SHBA-së në Kosovë – tani për një vit të plotë. Ekipi im dhe unë mbetemi të përkushtuar për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe ShBA-së”, ka thënë Hovenier.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika