Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ku e ka kornizuar këtë të fundit si një person provokativ.Ai ka thënë për Ora News, se çështja me shqetësuese e momentit janë varrezat masive që janë zbuluar në disa vende të Serbisë.
Hoti është ndalur te shpërndarja e eshtrave të viktimave, duke theksuar se kjo që ka ndodhur është mizori.
“Vuçiç ka një natyrë provokuese. Fjalori i tij dhe i disa prej zyrtarëve të lartë të Serbisë është i papranueshëm dhe në e kemi ngritur edhe në institucionet e BE këtë qasje të tyre.
Gjatë javëve të fundit ka pasur disa veprime konkrete, ku janë identifikuar varreza masive nëpër Serbi, që është për të ardhur keq që edhe pas 20 viteve nuk është e gatshme që të japë informacione për përpilimin e çështje. Me varreza masive në të gjithë vendin, eshtrat e një personi gjendjen në dy apo tre varreza masive.





