- Reklama -

Hoti premton modernizim të shëndetësisë: Edhe qytetarët e rajonit do të kërkojnë shërbime

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka thënë se shëndetësisë qëllimshëm i kanë dhënë prioritet në fushatën e tyre meqë pandemia që goditi botën ka bërë që të rimendohet komplet qasja ndaj saj.

Hoti ka thënë se programi për shëndetësi është hartuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë duke shtuar se duhet adaptuar një qasje që rregullon sistemin shëndetësor për ta përgatitur edhe për sfida të tilla si kjo e pandemisë në të ardhmen, njofton Klan Kosova.

- Reklama -

“Prioritet kemi edhe sigurimin e vaksinës sa më parë që në muajt e pranverës t’i kthehemi sa më parë në normalitet. Kemi punuar bukur shumë ne në këtë drejtim dhe jemi në rrugë të mbarë të sigurimit të vaksinës krahas vendeve në regjion”.

Hoti ka thënë se në plan kanë edhe efikasitetin e sistemit shëndetësor dhe shtoi se edhe gjatë qeverisjes këta muaj nuk e kanë lënë asnjë pacient pa shërbim.

“Për të arritur te efikasiteti ne duhet sa më parë të funksionalizojmë plotësisht sistemin informativ shëndetësor”.

“Gjithashtu, do ta avancojmë mjekësinë familjare dhe duhet ta dimë se cili mjek është përgjegjës për familjet atje. Do të standardizojmë pakon e shërbimeve shëndetësore në të gjitha komunat. Do të praktikojmë edhe shërbimin e veçantë të kujdesit shtëpiak për nënat dhe fëmijët në mënyrë që të zvogëlojmë vdekshmërinë e foshnjave dhe gjithashtu kujdes shtëpiak për personat me sëmundje malinje”.

Hoti ndër zotimeve për përmirësimin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka thënë se është i sigurt që brenda disa viteve do të kërkohen shërbime shëndetësore jo vetëm nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga ata të rajonit dhe përtej tij.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort