Hoti: Në LDK janë disa kandidatë për postin e kryeministrit, secili më i mirë se tjetri

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ende nuk e di nëse ai do të jetë kandidat për të parin e Qeverisë në zgjedhjet që priten të mbahen në fillimin e vitit 2021.Ai në një prononcim për media ka thënë se LDK-ja nuk e ka vetëm një emër për prijës të garës zgjedhore, por disa, e që sipas tij, secili është më i mirë se tjetri. Hoti tutje ka shtuar se janë favorit për t’i fituar këto zgjedhje.
Derisa ka folur për seancën e cila po mbahet lidhur me buxhetin, ai ka thënë se është tepër e rëndësishme që të mos fillohet viti pa buxhet të miratuar.
Ai ka thënë se nesër do të adresohet lidhur me punët e Qeverisë
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

KB Bashkimi nuk mund të udhëtojë për ndeshjen në FIBA Europe Cup, kërkon shtyrjen e saj për shkak të vizave

Aleanca kërkon angazhim të Kuvendit për strategjinë shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Kosova nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për pajisje mjekësore dhe infrastrukturë shëndetësore

