Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka vizituar një fabrikë të pijeve në Gjilan nga ku edhe dha zotime.
“Në kuadër të masave të reja të pakos ekonomike, do të ndihmohen të gjitha bizneset. Programi ynë për zhvillim ekonomik është i fokusuar tek bizneset, që të krijohen kushtet sipas standardeve evropiane dhe siguria në punë. Fondi për garantim të kredive është një ndihmë e mirë që bizneset të kenë mundësi më të lehtë për qasje në kredi”.





