Studenti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës Butrint Kryeziu, ka mbrojtur me sukses temën e tij të diplomës. Punimi i Butrintit, titulluar “Moduli i Prerjes Tërthore – Vështrim Teoriko-Eksperimental për Elementet nga Betoni”, është një analizë e thelluar dhe e detajuar mbi sjelljen mekanike të trarëve prej betoni, me fokus të veçantë në ndikimin e modulit të prerjes tërthore dhe betonit të klasave të ndryshme.
Në këtë punim kërkimor, Butrinti ka realizuar një balancë të shkëlqyer mes analizës teorike dhe eksperimentale, duke përdorur testime laboratorike për të krahasuar rezultatet me shprehje analitike dhe modele numerike.
Rezultatet e arritura tregojnë një korrelacion të fuqishëm mes teorisë dhe eksperimentit, duke ofruar një kontribut të rëndësishëm në fushën e ndërtimtarisë dhe infrastrukturës. Ky sukses tregon përkushtimin e Butrintit për të avancuar njohuritë dhe metodologjitë në inxhinierinë e betoneve dhe analizën e sjelljes mekanike të elementeve ndërtimore.
Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën akademike dhe profesionale të Butrintit, i cili ka treguar aftësi e kërkimore dhe një kuptim të thellë të lëndëve që lidhen me ndërtimin dhe infrastrukturën. Për këtë sukses, Butrinti u përgëzua nga komisioni i diplomës, i cili përfshinte Prof. Visar Krelani, kryetar, Prof. Arsim Rapuca, anëtar, dhe Prof. Feti Selmani, udhëheqës i diplomës.
Ky moment i rëndësishëm në karrierën akademike të Butrintit është një shembull frymëzues për të gjithë studentët e tjerë të Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimtore, duke treguar se përkushtimi dhe angazhimi në kërkime shkencore. Gjatë realizimit të punimit të tij, Butrinti ka përfituar gjithashtu nga mbështetja dhe këshillat e vyera të profesoreshës Blerta Ratkoceri, koordinatore e programit, e cila ka qenë një ndihmë e rëndësishme gjatë gjithë procesit të punimit dhe hulumtimit.