- Reklama -

Historia e dhimbshme e Turqisë me tërmetet

E shtrirë në një zonë me aktivitetet të lartë sizmik, Turqia i ka të zakonshëm tërmetet. Thuajse çdo 5 vjet, sipas një raporti të publikuar në prill të këtij viti nga Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, ndodh ndonjë tërmet që shkakton edhe viktima.

Një i tillë ndodhi edhe sot në Izmir i shkallës 6.6.

- Reklama -

Që prej vitit 1900 deri në vitin 2017, në Turqi janë regjistruar 201 tërmete të shkallës 6 Rihter e më të fuqishëm.

Gjithsesi më i fuqishmi ndodhi në vitin 1939, i shkallës 7.9 sipas Rihterit, në provincën Erzincan, kur la të vdekur 32.962 persona. Qyteti thuajse u shkatërrua plotësisht.

E Izmiri ishte goditur edhe më fortë se sot, më 1999. Një tërmet i shkallës 7.4 sipas Rihterit, la të vdekur 17.480 persona. \ A2news

Tërmetet më të fuqishme në Turqi që nga viti 1900

Viti 1903 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Muş, 2.803 të vdekur

Viti 1912 – Tërmet 7,3 Rihter në provincën Tekirdag, 2.836 të vdekur

Viti 1914 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Burdur, 2.344 të vdekur

Viti 1939 – Tërmet 7,9 Rihter në provincën Erzincan, 32.962 të vdekur

Viti 1942 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Niksar, 3.000 të vdekur

Viti 1943 – Tërmet 7,4 Rihter në provincën Samsun, 2.824 të vdekur

Viti 1944 – Tërmet 7,2 Rihter në provincën Gerede, 3.959 të vdekur

Viti 1966 – Tërmet 7,2 Rihter në provincën Mus, 2.394 të vdekur

Viti 1970 – Tërmet 7,2 Rihter në provincën Kutahya, 1.086 të vdekur

Viti 1976 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Van, 3.840 të vdekur

Viti 1975 – Tërmet 6,9 Rihter në provincën Dijarbakirit, 2.394 të vdekur

Viti 1983 – Tërmet 6,9 Rihter në provincën Erzurum, 1.155 të vdekur

Viti 1999 – Tërmet 7,4 Rihter në provincën Izmir, 17.480 të vdekur

Viti 2011 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Van, 644 të vdekur

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort