LAJME

“Hidroregjioni Jugor” vazhdon punimet për ndërrimin sistemit të vjetër të kanalizimit në disa pjesë të qytetit të Prizrenit

“Hidroregjioni Jugor” vazhdon punimet për ndërrimin sistemit të vjetër të kanalizimit në disa pjesë të qytetit të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2023, 09:10

K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.A është duke vazhduar punimet për ndërrimin sistemit të vjetër të kanalizimit me atë të ri në rrugët “Sahat Kulla” (Lagjja “Jeni Mahallë) dhe “Saraçët” (te Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”).

“Hidroregjioni Jugor” është përfitues i këtij projekti të mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes Institutit Kreditor për Rindërtim dhe këto punime do të zhvillohen për rreth një muaj.

“Qëllimi i këtij projekti është ngritja e shkallës sanitare dhe përmirësimi i çështjes së menaxhimit të ujërave të ndotura në këtë pjesë të Prizrenit”, thuhet tutje në njoftimin e komunës së Prizrenit.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe rrugë
Mund të jetë një imazh i rrugë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe rrugë

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika