RAJONI DHE BOTA

“Hidroregjioni Jugor” me njoftim për banorët e fshatit Sopijë të Suharekës

“Hidroregjioni Jugor” me njoftim për banorët e fshatit Sopijë të Suharekës
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2022, 15:28

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka njoftuar banorët e fshatit Sopijë se prej disa kohësh është duke u ballafaquar me problemin e herë pas hershme të turbullimit të ujit të pijes në rrjetin e ujësjellësit të fshatit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor” Njësia punuese në Suharekë, është vazhdimisht e angazhuar në teren me tërë stafin me qëllim të identifikimit të problemit dhe të eliminimit të tij.

Kompanaia ka pastruar ujëmbledhësin (kaptazhën) kryesore të fshatit si dhe ka filluar edhe pastrimin e rrjetit të ujësjellësit në tërë fshatin.

K.R.U.”Hidroregjioni jugor”,apelonë tek të gjithe konsumatorët, që deri në njoftimin e radhës,  mos të përdoret uji për pije.

Paraprakisht, kompania do ti bëjë të gjitha analizat, për tu siguruar se uji i plotësonë të gjitha standardet e kërkuara ligjore, thuhet në njoftim nga  Kru „Hidroregjioni Jugor“ SH.A Prizren

Prizren, 04.11.2022

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika