Përmes një komunikate dërguar mediave, KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren, njofton se me kënaqësi konsumatorëve iu prezanton aplikacionin E-HRJ i cili vjen si një zgjidhje e thjeshtë dhe e përshtatshme për t’i kryer pagesat e faturave të ujit, të informohen në çdo kohë mbi shpenzimet tuaja dhe shërbimeve tjera që i ofron ky aplikacion.
Me përdorimin e këtij aplikacioni ju e kurseni kohën sepse është në dizpozicionin tuaj 24/7 dhe shfrytëzimi i tij mund të bëhet në kohën tuaj të lirë.
Ju rekomandojmë që sa më shpejt të jetë pjesë e telefonit tuaj.





