Një shtetas ukrainas që sillej si zyrtar pro-rusë në rajonin e okupuar nga rusët – Zaporizhzhia, është vrarë nga një bombë e vënë në veturë, vetëm pak ditë pas në një mënyrë të ngjashme u vra e bija ultra-nacionalistit rus në periferi të Moskës.
Ivan Sushko, 40-vjeç, baba i një fëmiu, humbin jetën në mëngjesin e sotëm, kur një bombë e vënë në ulësen e tij të veturës u aktivizua, e kamerat e sigurisë kapën momentin kur ndodhi shpërthimi, transmeton Telegrafi.
Imazhet e shkrepura të veturës pas shpërthimit, shihet se pjesa e derës së shoferit është shkatërruar plotësisht dhe copëzat janë shpërndarë nëpër rrugë.
Lexo po ashtu:
Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Skenari më i keq ka kaluar, jemi në prag të fazës së re
Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Skenari më i keq ka kaluar, jemi në prag të fazës së re
Raportohet se Sushko ishte nisur për të marrë të bijën kur ndodhi shpërthimi në veturë. Sushko ishte “instaluar” në krye të administratës ushtarake-civile në Mykhailivka, kur forcat ruse okupuan këtë rajon.
Deri më tani zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar asgjë lidhur më këtë bombë-vënie në veturë, por presidenti Volodymyr Zelensky kategorikisht ka mohuar se agjentët e tij kanë kryer vrasjen e Darya Dugina, 29-vjeçe, vajza e mikut të ngushtë të Vladimir Putinit.
Madje ai ka hedhur poshtë pretendimet e Shërbimit Sekret rus FSB, se Natalia Shaban-Vovk, 43-vjeçe, që kinse ishte anëtare e inteligjencës ukrainase SBU – të jetë përfshirë në vrasjen e Daryas. /