Tashmë është shpallur kompania fituese e cila do të realizojë studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore e cila pritet te këtë ndikim të rëndësishëm në ekonominë e dy vendeve, Kosovë-Shqipëri.
KosovaPress merr vesh se nga autoritetet në Shqipëri, mes pesë ofertave, fituese është shpallur ajo e bashkimit të dy kompanive, konzorciumi “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. që ofruan 168.9 milionë lekë nga 200 milionë lekë (20 milionë euro) që ishte tavani për të realizuar projektin që do të lidhë dy vendet me linjë hekurudhore, Kosovën dhe Shqipërinë.
Drejtues të Ministrisë së Infrastrukturës në Kosovë nuk kanë qenë të qasshëm për KosovaPress lidhur me këtë projekt.





