Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se më 14 shkurt do të dëshmohet se “sa e madhe është partia shtetformuese”.
Haziri: LDK do ta pëlcasë ‘balonin’ e sondazheve më 14 shkurt

Haziri në një takim me strukturat e kësaj partie në Gjilan ka thënë se po bëhet një punë e madhe në terren për të siguruar fitoren më 14 shkurt, njofton Klan Kosova.
“Faleminderit strukturave të LDK-së, kryesisë, kryetarëve të nëndegëve, Forumit të Gruas e Forumit të Rinisë, për mbështetjen e vazhdueshme. Pesë kandidatët tanë nga Gjilani, por edhe e tërë lista e LDK-së për deputetë, janë bindshëm më të mirët, janë njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë, më 14 shkurt do ta pëlcasim ‘balonin’ e sondazheve”, ka thënë ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Shënohet 28 vjetori i rënies së heroit Agron Rrahmani, Haxhiu: Nga Besiana e deri në Prishtinë u dallua për veprimtari atdhetare

Konjufca dhe Bajrami diskutojnë me Sorensenin për avancimin e dialogut me Serbinë

LDK dhe Partia e Drejtësisë e Balli Kombëtar bashkë në garën zgjedhore

