LAJME

Haxhiu uron presidenten Shiroka-Pula: Kuvendi përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik

Haxhiu uron presidenten Shiroka-Pula: Kuvendi përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2026, 10:07

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka uruar akademiken Justina Shiroka Pula për detyrën e presidentes, ndërkaq theksoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se për të ishte nder që të ushtronte detyrën e presidentes në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale.

“Uroj Presidenten e re të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, dhe i dëshiroj shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës së saj, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve.

Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale.

Për mua ka qenë një nder i veçantë të ushtroj detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale. Këtë detyrë e kam ushtruar me respekt të plotë për institucionin dhe me përkushtim, duke u angazhuar që të ruhet vazhdimësia e funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e Presidentes së re”, shkruan Haxhiu.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika