- Reklama -

Haxhiu pas mbledhjes: Buxheti nuk është as i Albin Kurtit e as i LVV-së, opozita ta lërë inatin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga LVV-ja, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se në mbledhje ka parë qasje destruktive e kapriço politike. Haxhiu ka theksuar se do të duhej të ishin të gjithë të unifikuar meqenëse, siç ka thënë, nuk ka pasur një situatë të tillë në të kaluarën.

Ajo ka kërkuar që opozita ta lërë inatin sepse siç tha – buxheti nuk është as i Albin Kurtit e as i LVV-së.

- Reklama -

“Buxheti mund të shfrytëzohet deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Nëse ne do të kemi zgjedhje të reja edhe në vitin tjetër, nuk do të kemi buxhet as për zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, në rast se do s’do të biem dakord për emrin e presidentit/presidentes. Në vend të përplasjes politike, unë sot pashë kapriço politike, qasje destruktive. Në vend se të ishin të gjithë të unifikuar, pasi nuk kemi pasur një situatë të cilën nuk mund ta marrim si shembull nga e kaluara, pasi nuk kemi pasur një situatë të njëjtë në të kaluarën, të paktën sot është dashur të ketë vullnet të dëshmuar politik për t’i tejkaluar bashkërisht këto çështje. Ky nuk është buxhet as i Albin Kurtit, e as i Lëvizjes Vetëvendosje, nëse kanë inate me ta unë sot i ftoj të reflektojnë e të heqin dorë nga këto inate sepse ky është buxhet për qytetarët”, ka deklaruar Haxhiu./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort