LAJME

Haxhiu: Çka do që është varë nga LVV ne e kemi bërë, përgjegjësia mbetet tek opozita

Haxhiu: Çka do që është varë nga LVV ne e kemi bërë, përgjegjësia mbetet tek opozita
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Maj 2025, 11:03

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit mbetet të opozita.

Derisa ka hyrë në Kuvend për vazhdimin e seancës se sotme, ajo ka uruar që opozita të reflektojë në këtë drejtim.

“Çka do që është varë nga LVV ne e kemi bërë. Përgjegjësia mbetet te opozita dhe siç kam thënë në të kaluarën urojmë që të reflektojnë në mënyrë që të dalim nga kjo situatë dhe në mënyrë që ta konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika