Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ceremonisë së hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit e ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë.Rama tha se i mungon shumë vëllau i tij, duke e quajtur prej shqiptarëve më të mëdhenj.
“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush! Më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj.Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, po është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi.
Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i çoja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtëzakonshëm, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova të ulur së bashku, i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës”.






