Haradinaj uron Kurban Bajramin: Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën

LAJMEMë pak se 2 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jul 20, 2021
Haradinaj uron Kurban Bajramin: Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka uruar veçanërisht nënat e të rënëve për liri dhe ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre.“Uroj të gjithë shqiptarët myslimanë, në vend e në diasporë.

Uroj veçanërisht, nënat e të rënëve për liri dhe të gjithë ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre, për shkak të padrejtësive e fatkeqësive që sjellë jeta, duke bashkëndjerë me dhembjen e tyre sot e çdo ditë”, thuhet në urimin e Haradinajt.

Urimi i plotë:Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën.Ne besojmë, andaj respektojmë dhe jemi solidarë me të tjerët.Ne besojmë, andaj gëzohemi dhe festojmë.Uroj të gjithë shqiptarët myslimanë, në vend e në diasporë.Uroj veçanërisht, nënat e të rënëve për liri dhe të gjithë ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre, për shkak të padrejtësive e fatkeqësive që sjellë jeta, duke bashkëndjerë me dhembjen e tyre sot e çdo ditë.Uroj me mirënjohje të thellë, të gjithë ata që janë në krye të detyrës, Policinë, Ushtrinë, mjekët e infermierët, e të gjithë të tjerët. Urime Bajrami i Vogël!RH

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika