Haradinaj-Stublla e quan ”këlysh të Rusisë” Aleksandar Vuçiqin: Po kërcënon rajonin me luftë të re

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Nov 12, 2020
Haradinaj-Stublla e quan ”këlysh të Rusisë” Aleksandar Vuçiqin: Po kërcënon rajonin me luftë të re

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka quajtur ”këlysh të Rusisë” presidentin serb, Aleksander Vuçiq, i cili bashkë me Moskën zyrtare po tentojnë ta minojnë stabilitetin dhe paqen në rajon.

Ky reagim i ministres kosovare vjen pasi Vuçiqi ka thënë se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i ngrirë mund të eskalojë papritur, njësoj siç ka ndodhur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

”Pas nxitjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh me armë të prodhuara në Serbi, Serbia në krye me Vuçiqin – Ministrin e Propagandës së Millosheviqit – tani po kërcënon të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATOn se do të vazhdojë forcimin ushtarak për t’u përgaditur për luftëra të reja në Ballkan!”.

”Politika dhe qasja e Serbisë nën rolin e “këlyshit të Rusisë” është qartazi kundër vlerave evropiane, dhe kundër politikave të NATOs për stabilitet dhe siguri në Ballkan.

Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në vitin 1999”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika