LAJME

Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara: Të krijojmë ambient me kushte të barabarta për të gjithë

Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara: Të krijojmë ambient me kushte të barabarta për të gjithë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Dhjetor 2023, 13:21

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se si shoqëri duhet të ndërgjegjësohemi për zhdukjen e paragjykimeve dhe krijimin e një ambienti që ofron kushte për të gjithë. 

Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ka theksuar se të reflektojmë në përballjen e sfidave të paimagjinueshme.

“Të ndajmë dashurinë, përkrahjen dhe respektin tonë, dhe të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta”, ka thënë Haradinaj./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika