Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj flet për krimet ndaj katolikëve që përmenden në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Haradinaj: Mua nuk më intereson hiç ku është feja, nëse nuk kam shtet e as vatan

Haradinaj tha se duke u nisur që aktakuza ka shkuar deri në këtë nivel, tregon qëllimin e aktakuzës. Ai tha se nuk i intereson feja dhe se ai është shqiptar.
“Në Dukagjin nëse i ke thon dikujt je katolik ose mysliman je kon burrë i keq. Para çdo feje unë e kam etninë time. Unë jam shqiptar i vendit tem. Mua nuk më intereson hiç ku është feja, nëse nuk kam shtet e as vatan, çka ka rëndësi feja”, tha Haradinaj në Kanal10.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




