LAJME

Haradinaj: Marrëveshja finale me Serbinë duhet ta ketë vulën e SHBA-së

Haradinaj: Marrëveshja finale me Serbinë duhet ta ketë vulën e SHBA-së
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Tetor 2022, 12:43

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja finale në kuadër të dialogut me Serbinë duhet ta ketë vulën e Amerikës.

Haradinaj ka thënë pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të premten se, asgjë nuk mund të konsiderohet e sigurtë dhe e garantuar pa nënshkrimin amerikan.

“Ajo që është e rëndësishme në këtë proces, ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës, jo vetëm përkrahjen e Amerikës. Duhet nënshkruhet të paktën edhe nga niveli i njëjtë amerikan. Nuk mund të konsiderohet i sigurtë edhe pa nënshkrimin dhe vulën e Amerikës, e duhur do të duhej të ishte që të ndodhë edhe në Washington”, ka thënë Haradinaj

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika