Kreu i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje partnerëve qeverisës që të hiqet ndalesa e qarkullimit, të paktën deri pas festave.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, heqja e ndalesës do mundësonte qarkullimin e lirë të bashkëatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit.
“Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit. Zakonshëm po ndodh edhe këtë vit, pavarësisht rrethanave pandemike, sikurse edhe në rrethanat e vështira historike për shqiptarët, mijëra bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës. Apeloj tek institucionet e vendit, që të hiqet ndalesa e qarkullimit, të paktën deri pas festave. Kjo do mundësonte qarkullimin e lirë të motrave e vëllezërve tonë që jetojnë jashtë vendit, e që po hasin në vështirësi të arrijnë në shtëpitë e tyre. Mirë se vini bashkatdhetarë! Atdheu ju mirëpret!”, ka shkruar Haradinaj.