Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po i shtyn qëllimshëm proceset e formimit të institucioneve. Ai për çështjen e presidentit ia ka propozuar Hashim Thaçin.
Haradinaj e ka quajtur “nder” të legjislaturës së Kuvendit që mandati i presidentit t’i jepet Thaçit. Gjykata Speciale më 16 shtator shpall aktgjykimin në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.





